Ndërlidhjet

logo-print

PE kërkon panel të pavarur për Timoshenkon


Nga debati për Timoshenkon, Bruksel, maj, 2012

Nga debati për Timoshenkon, Bruksel, maj, 2012

Parlamenti Evropian iu ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase që të themelojnë një panel të pavarur për të hetuar pretendimet se ish kryeministrja Julia Timoshenko është keqtrajtuar në burg.

Në një rezolutë të mbështetur të enjten nga të gjitha grupet e mëdha politike, parlamenti theksoi nevojën për Ukrainën që të “garantojë paanshmërinë dhe transparencën" në procesin e apelit të Timoshenkos.

Në rezolutë gjithashtu u kërkua garanci se Timoshenko dhe Juri Lutshenkon e Valeri Ivashçenko, ish ministra në kabinetin e Timoshenkos, do të marrin ndihmën e duhur mjekësore.

Timoshenko po vuan dënimin shtatëvjeçar nën akuzat për shpërdorim të detyrës.

Mbështetësit e saj thonë se rasti ka qenë i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG