Ndërlidhjet

Dënohet për terrorizëm "rusi vehabist"


Viktor Dvorakovski

Viktor Dvorakovski

Një gjykatë rajonale në Stavropol e ka dënuar Viktor Dvorakovskin, i njohur si "rusi vehabist," me 23 vjet në një burg të sigurisë maksimale, nën akuzat për terrorizëm.

Dvorakovski, një 24 vjeçar i konvertuar në mysliman, u gjet fajtor për veprim terrorist në tentativë, vrasje në tentativë dhe posedim ilegal të eksplozivëve.

Policia ka filluar kërkimin për Dvorakovski pasi një pajisje e paligjshme shpërthyese u aktivizua në një apartament, që ai e kishte marrë me qira në qytetin e Pjatigorsk në marsin e vitit 2011.

Dvorakovski u bë i njohur gjerësisht në Rusi nën pseudonimin "rusi vehabist".

Vahabizmi është një degë e rreptë brenda islamit sunit.
XS
SM
MD
LG