Ndërlidhjet

Beogradi reagon ndaj Zyrës në veri


Pamje nga Mitrovica

Pamje nga Mitrovica

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se formimi i Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut është një provokim dhe përpjekje për të ndryshuar gjendjen në terren në prag të dialogut Beograd-Prishtinë.

“Nuk do të ketë kurrfarë reagimi të veçantë të Qeverisë së Serbisë, jo në këtë situatë, përveç gjykimit dhe shpalljes së këtij akti si provokim flagrant që nuk ka për synim qetësimin e situatës, por, shqetësimin e banorëve serbë dhe krijimin e një situate në të cilën janë të mundshme incidentet”, ka thënë Ivanoviq për agjencitë serbe te lajmeve.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, e cila është thënë se do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e kësaj pjese të Republikës së Kosovës dhe do të koordinojë angazhimet dhe investimet qeveritare në këtë pjesë të vendit.
XS
SM
MD
LG