Ndërlidhjet

Nikolliqi, pas inaugurimit, në Bruksel


Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikolliq
Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikolliq
I dërguari i Bashkimit Evropian tha se presidenti i ardhshëm i Serbisë, Tomisllav Nikolliq do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në selinë e BE-së në Bruksel, pas inaugurimit të tij në javën e ardhshme.

Ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak ka dhënë këtë deklaratë pas takimit me Nikolliqin në Beograd.

Lajçak ka udhëtuar në Serbi në emër të kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton për të dërguar mesazhin se Serbia duhet ta ruajë rrugën pro-perëndimore.

Nikoliqi, do të betohet si president i Serbisë më 28 maj.

Raportet e mediave kanë bërë të ditur, se udhëtimi i parë i tij, si president i zgjedhur do të jetë këtë të shtunë, në Moskë, ku do të marrë pjesë në kongresin e partisë së presidentit rus, Vlladimir Putin, Rusia e Bashkuar.
XS
SM
MD
LG