Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani: SHBA ta respektojë verdiktin për Afridin


Shakil Afridi

Shakil Afridi

Pakistani i ka bërë thirrje Uashingtonit që ta respektojë vendimin e këtij shteti për dënimin e mjekut që i ndihmoi CIA-s ta gjejë Osama bin Ladenin.

Mjeku Shakil Afridi është dënuar me 33 vjet burg.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes e ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se Afridi po punonte kundër Al-Kaidës.

Afridi ka udhëhequr një fushatë të rreme për vaksinim me qëllim që të zbulojë vendndodhjen e bin Ladenit në Abotabad të Pakistanit.

Forcat speciale amerikane e kanë vrarë bin Ladenin një vit më parë.
XS
SM
MD
LG