Ndërlidhjet

Josipoviq pro politikës së pajtimit me Serbinë


Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq t
Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq t
Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq tha se do të donte të vazhdojë politikën e pajtimit me Serbinë, pavarësisht fitores së Tomisllav Nikoliqit të Partisë Përparimtare Serbe, në zgjedhjet e fundit presidenciale.

"Pavarësisht afërsisë së tij me çetnikët dhe Sheshelin, unë do të doja që të vazhdojë politika e pajtimit," tha ai në një intervistë për Jutarnji List.

Presidenti kroat tha se shumë do të varet nëse Nikoliq është gati të marrë një pozicion të ri, të rishikuar.

"Politika dhe politikanët e bëjnë këtë, e kemi parë tek ne, pse mos ta shohim edhe në Serbi," ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG