Ndërlidhjet

Tiranë: Raundi i parë për presidentin më 30 maj


Parlamenti i Shqipërisë
Parlamenti i Shqipërisë
Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare vendosi sot datën 30 maj si ditën e zhvillimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë.

Kushtetuta parashikon gjithsej 5 raunde votimi, të cilat zhvillohen në një distancë prej 7 ditësh nga njëra -tjetra.

Në tre raundet e para parashikohet që fitues shpallet kandidati që siguron 84 vota ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë presidenti mund të zgjidhet edhe me 71 vota.

Sot në orën 19:00, do të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike e cila do të mandatojë personin apo personat që do të zhvillojnë procesin e negociatave me partitë e tjera politike aleate ose jo te PD-së, lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Mbetet ende i paqartë pozicioni i PD-së, nëse do të pranojë ose jo zgjedhjen e një presidenti konsensual apo të një presidenti siç ka deklaruar kryeministri Berisha, që vjen nga forumet e larta drejtuese të PD-së.

Opozita, faktori ndërkombëtar por dhe Levizja Socialiste për Integrim, në bashkëqeverisje me PD-në, janë shprehur për një president konsensual.
XS
SM
MD
LG