Ndërlidhjet

Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve


Prishtinë (Foto nga arkivi

Prishtinë (Foto nga arkivi

Pensionistët kosovarë po e humbin durimin. Shuma e vogël e pensioneve ka bërë që kjo kategori e shoqërisë ta ndiejë veten të margjinalizuar, të diskriminuar dhe të poshtëruar, thotë Fahri Buçinca, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës.

Sipas tij, gjendja e mjerueshme e pensionistëve i ka shtyrë këta të fundit që të premten të protestojnë në mënyrë të qetë në të gjitha qendrat e Kosovës.

Buçinca sqaron se një ndër kërkesat e pensionistëve kontribut-pagues është rritja e pensioneve deri në 60 për qind të vlerës së pagës mesatare në Kosovë

“Në bazë të kësaj kërkese, pensionet duhet të fillojnë nga 120 euro deri në 250 euro në muaj. Kjo shumë nuk paraqet ndonjë problem të madh për institucionet kompetente, pasi pensionistë kontribut-pagues janë vetëm 32 mijë vetë”, thotë Buçinca.

Ai thekson se pensionistët qe 12 vjet janë duke pritur për të fituar të drejtat e tyre legjitime, të fituara me ligj, por deri më sot ata u anashkaluan, u shkelën nga institucionet tona.

“Protesta fillon më 25 maj, por nuk dihet kur dhe si do të përfundojë”, shton Buçinca.

Në anën tjetër, zyrtarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thonë se që nga 1 janari i vitit 2012, janë rritur pensionet. Por,, shpërndarja e tyre, bëhet pasi të miratohet Ligji për skemat sociale, i cili do të financohet nga shteti.

Fadil Rraci, nga kjo ministri, thotë se në bazë të këtij ligji, pensionet kontribut-pagues janë rritur për 26 për qind, ose 101 euro në muaj, ndërsa pensionet bazike janë rritur për 12 për qind, ose 50 euro.

“Mjetet buxhetore janë, por ende nuk është miratuar ligji që rregullon të gjitha skemat pensionale që financohen nga buxheti shtetëror i Republikës së Kosovës”, sqaron Raci.

Në Kosovë llogariten të jenë 160 mijë pensionistë; ata të cilët kanë mbi 65 vjet, marrin nga 45 euro në muaj, ndërsa ata që kanë paguar kontributet, marrin nga 85 euro.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG