Ndërlidhjet

Nëse shpallet normal, Breivik nuk apelon dënimin


Nga procesi gjyqësor i Breivikut
Nga procesi gjyqësor i Breivikut
Norvegjezi, Anders Behring Breivik, që ka pranuar se ka kryer vrasjet masive, ka thënë se nuk do ta apelojë ndonjë verdikt, që e shpall atë fajtor, nëse gjykata përcakton se ai është normal.

Breivik i tha gjykatës së Osllos se "nuk ka absolutisht asnjë arsye për t'u ankuar" në qoftë se ai deklarohet i përgjegjshëm penalisht.

Breivik, një ekstremist i krahut të djathtë, besohet se frikësohet, se shpallja se ai është i çmendur, do të diskreditojë manifestin, që e ka shkruar para se të kryejë vrasjet.

Manifesti dënon multikulturalizmin në Evropë.

Brievik ka pranuar se ka vrarë 77 njerëz në korrikun e kaluar.

Vendimi në procesin gjyqësor ndaj Breivikut pritet të merret në korrik. Ai ka thënë se nuk ndjehet fajtor ndaj akuzave për vrasje.
XS
SM
MD
LG