Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: Aktgjykim për krim të organizuar


Ilustrim

Ilustrim

Një trup gjykues i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dhe gjykatësve të vendit në Gjykatën e Qarkut në Pejë shpalli Kolë Pukën fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose të autoritetit, ndërsa Lon Palushajn dhe Bedri Bakallin i shpalli fajtorë për kryerjen e veprës penale të mashtrimit. Isa Salihi është liruar nga të gjitha akuzat, bwn tw ditur pwrmes njw njoftimi pwr media misioni evropian pwr sundimin e ligjit.

“Trupi gjykues kishte konstatuar se Kolë Puka (ish-gjykatës) dhe Lon Palushaj (ish-avokat) kishin përgatitur një ankesë për lëndim personal. Kolë Puka kishte caktuar Bedri Bakallin (mjek) i cili kishte përpiluar një raport mjekësor të gjerë. I pandehuri, Isa Salihi kishte vepruar në emër të Fondit të Garancisë të Kosovës dhe ishte pajtuar që të bëhej kompensimi në shumë prej gjashtëmbëdhjetë mijë eurosh. Si gjykatës kryesues Kolë Puka kishte miratuar këtë marrëveshje për kompensim me të cilin Fondi i Garancisë i Kosovës ishte urdhëruar që të paguajë kompensimin në shumë prej gjashtëmbëdhjetë mijë euro dhe shpenzimet në shumë prej tetëqind euro. Kolë Puka dhe Lon Palushaj i kishin keqpërdorur këto para”, sqaron EULEX-i.

Si rrjedhojë, Kolë Puka është dënuar me pesë vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Mes tjerash, trupi gjykues i kishte shqiptuar Kolë Pukës një ndëshkim shtesë, me të cilin i ndalohet kryerja e detyrave në administratën publike ose të ketë funksione në shërbimin publik për tri vjet, pas përfundimit të vuajtjes së dënimit. Puka ishte liruar nga akuza për krim të organizuar. Akuzat e mbetura janë bashkuar në një akuzë të vetme të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Lon Palushaj është dënuar me tre vjet burgim. Trupi gjykues ndaj Palushajt e kishte ri-kategorizuar akuzën paraprake për krim të organizuar në akuzë për mashtrim. Veç kësaj, trupi gjykues kishte shqiptuar edhe një ndëshkim shtesë për Palushajn, me të cilin atij i ndalohet të kryejë profesionin e tij për një periudhë kohore prej tri vjetësh, duke filluar nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.

Bedri Bakalli është dënuar me gjashtë muaj burgim, për kryerje të veprës penale të mashtrimit, e ri-kategorizuar nga trupi gjykues nga akuza për krim të organizuar.Ndëshkimi nuk do të përmbarohet me kusht që i pandehuri të mos kryejë ndonjë vepër penale për dy vjetët e ardhshme. Trupi gjykues ka shqiptuar edhe një ndëshkim shtesë për Bedri Bakallin, me të cilin i ndalohet ushtrimi i profesionit për tri vjetët e ardhshme, njofton EULEX-i.

Trupi gjykues kishte vendosur që në mungesë të provave të mjaftueshme të pandehurit të mos gjykohen për veprën penale të krimit të organizuar. Nuk kishte prova që Bedri Bakalli ishte në dijeni për marrëveshjen e sajuar ndërmjet të pandehurve Kolë Puka dhe Jon Palushaj për mashtrim të Fondit të Garancisë të Kosovës. Duhet të jetë një minimum prej tre personave të cilët veprojnë bashkë për kryerjen e veprës penale të krimit të organizuar.
XS
SM
MD
LG