Ndërlidhjet

Rezolutë e PE-së për lirinë e mediave në Azerbejxhan


Pamje nga Parlamenti Evropian

Pamje nga Parlamenti Evropian

Ligjvënësit e BE-së miratuan një rezolutë që bën thirrje për ndalim "të menjëhershëm të të gjitha veprimeve që synojnë shtypjen e lirisë së shprehjes dhe tubimit” në Azerbejxhan.

Mocioni, i mbështetur nga të gjitha grupet e mëdha në Parlamentin Evropian dënon rrahjen brutale të gazetarit azerbejxhanas Idrak Abasov dhe "fushatën e shantazhit dhe frikësimit" kundër një gazetareje tjetër Kadija Ismajlova.

Është bërë thirrje po ashtu për për lirimin e menjëhershëm nga burgu ose paraburgimi të gjashtë gazetarëve të tjerë.

Autoritetet e Azerbejxhanit janë inkurajuar që të lejojnë mbajtjen e “protestave paqësore."

Gara e ardhshme e Eurovisionit është përmendur po ashtu, derisa Parlamenti Evropian ka dënuar kërcënimin që iu është bërë pjesëmarrësve nga organizata radikale islamiste, veçanërisht individëve që i përkasin komunitetit LGBT.

Ndryshe, në Baku të Azerbejxhanit policia është përleshur me protestuesit opozitarë, të cilën janë tubuar të enjten, duke kërkuar liri më të madhe të mediave në Azerbejxhanin autoritar.

Opozita është zotuar se do të organizojë demonstrata këtë javë, derisa në Baku po organizohet festivali i këngës Eurovision, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për abuzimin me të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG