Ndërlidhjet

DASH: "Pranvera arabe", frymëzuese për të drejtat e njeriut


Logo e DASH-it

Logo e DASH-it

Në një raport të ri, Departamenti Amerikan i Shtetit e quan kryengritjen e vitit të kaluar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut "frymëzuese", me qytetarët në Tunizi, Egjipt, Libi, Bahrein, Jemen, dhe Siri që u ngritën në këmbë duke kërkuar të drejtat e tyre universale, mundësi më të mëdha ekonomike dhe pjesëmarrje në të ardhmen politike të vendeve të tyre.

Por "Raporti mbi të Drejtat e Njeriut për vitin 2011", paralajmëron se "ndryshimi shpesh krijon jostabilitet para se të çojë në respektim më të madh të demokracisë dhe të drejtave të njeriut."

Në raport thuhet se të drejtat e njeriut mbesin në nivel “jashtëzakonisht të dobët" në shumë prej vendeve që ishin potencuar edhe në raportin e vitit të kaluar, si në Iran, Turkmenistan, Uzbekistan dhe Bjellorusi.

Ndërkohë, raporti thekson se Egjipti dhe Kirgizia mbajtën zgjedhje historike që u konsideruan të jenë përgjithësisht të lira dhe të ndershme.
XS
SM
MD
LG