Ndërlidhjet

logo-print

Konfiskohen 4 milionë stërlina të falsifikuara


Ilustrim

Ilustrim

Policia britanike ka konfiskuar një numër rekord të monedhave të falsifikuara, në vlerë prej katër milionë stërlinash në periferi të Londrës, njofton AP.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, forca policore tha se tre persona të moshës 52, 43 dhe 27 vjeçe janë arrestuar në lidhje me këtë veprim. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Në deklaratë thuhet se konfiskimi, mendohet të jetë zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë mbi monedhat false në Britani.

Policia është në kërkim të vendit ku janë prodhuar monedhat.
XS
SM
MD
LG