Ndërlidhjet

logo-print

Senati amerikan reagon ndaj dënimit të mjekut pakistanez


Mjeku i dënuar, Shakil Afridi

Mjeku i dënuar, Shakil Afridi

Senatorët amerikanë kanë reaguar ndaj burgosjes së mjekut pakistanez, që i ndihmoi Shtetet e Bashkuara ta gjejnë Osama bin Ladenin, duke shkurtuar ndihmën për këtë vend, në një vlerë prej 33 milionë dollarësh, nga një milion për çdo vit të dënimit të Shakil Afridit.

Afridi ka zhvilluar një program vaksinimi në qytetin pakistanez të Abotabadit, përmes të cilit ndihmoi që CIA verifikojë praninë e Bin Ladenit në një kompleks të atjeshëm.

Ai u dënua për këtë veprim me 33 vjet burg.

Forcat speciale amerikane vranë bin Ladenin në vitin e kaluar.

Votimi për të zvogëluar ndihmën për Pakistanin ka qenë unanim në Komisionin 30-anëtarësh të Senatit për Ndarjet Buxhetore.
XS
SM
MD
LG