Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Vriten 35 militantë të Al-Kaidës


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes në Jemen tha se forcat e saj, kanë sulmuar një strehë të Al-Kaidës në pjesën jugore të vendit, duke vrarë 35 militantë.

Ministria bëri të ditur se ushtria ka marrë kontrollin në vendin e quajtur Banaa arabe, në afërsi të qytetit Jaar, vend i njohur si bastion i Al-Kaidës.

Sulmi erdhi pasi pretendohej se Al-Kaida, ka kryer një bombardim vetëvrasës të hënën gjatë një provë-parade të ushtrisë jemenase, ku u vranë 96 ushtarë.

Forcat jemenase janë sulmuar nga Al-Kaida, duke u përpjekur për të shpërngulur militantët nga zonat që ata kanë marrë pas trazirave politike të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG