Ndërlidhjet

Drejtuesi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Zhak Rozhe tha se janë në bisedime me Arabinë Saudite për lejimin e sportistëve të ketij vendi për të konkurruar në Lojërat Olimpike.

Rozhe tha se "kjo nuk është një situatë e lehtë", duke shtuar se, "ne jemi duke punuar në mënyrë të vazhdueshme me zyrtarët sauditë, për të gjetur një zgjidhje të mirë".

Arabia Saudite, Katari dhe Brunei janë tri shtete që nuk marrin pjesë në gara me ekipet e tyre në lojërat olimpike.

Katari dhe Brunei kanë njoftuar tashmë se do të dërgojnë atletet femra në Londër.

Kampionja e xhudos Majlinda Kelmendi nga Kosova, po ashtu ka aplikuar për të marrë pjesë në lojërat olimpike dhe kërkesa e saj, siç ka thenë Rozhe, është duke u shqyrtuar.
XS
SM
MD
LG