Ndërlidhjet

Kryenegociatori i SHBA-ve për programin bërthamor, viziton Izraelin


Departamenti amerikan i Shtetit thotë se kryenegociatori i Shteteve të Bashkuara në bisedimet ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit, është duke vizituar Izraelin për konsultime dhe çështje rajonale.

Sipas sekretarit të shtetit për çështje politike, Vendi Sherman ka arritur sot në Izrael, një ditë pasi përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Iranin u takuan në Bagdad për bisedime mbi programin bërthamor të Iranit.

Gjatë këtij takimi në Bagdad, nuk u tha se është arritur ndonjë marrëveshje.

Departamenti i Shtetit tha se Sherman do të konfirmojë angazhimin e Amerikës në "përkushtimin e palëkundur për sigurinë e Izraelit”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë duan që Irani të ndalojë punën bërthamore, që dyshohet se ka për synim prodhimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG