Ndërlidhjet

Protestojnë pensionistët në Kosovë


Ilustrim
Ilustrim
Koalicionet e Pensionistëve të Kosovës po mbajnë sot një protestë paqësore në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Përmes kësaj proteste, ata po shprehin pakënaqësitë e tyre, siç kanë thënë, për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet kjo kategori e shoqërisë.

Më këtë rast, pensionistët kontribut-pagues, kanë kërkuar që pensionet të jenë deri në 60 për qind të vlerës së pagës mesatare në Kosovë.

Pensionistët kanë thënë se“nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protestat mund të radikalizohen në mënyra të ndryshme”.
XS
SM
MD
LG