Ndërlidhjet

Gjendet pinguini i humbur pas 82 ditësh


Ilustrim

Ilustrim

Drejtuesit e një kopshti zoologjik në Tokio, kanë arritur të gjejnë pinguinin, të humbur 82 ditë më parë.

Ai është gjetur nën një urë të lumit Edo, rreth 8 kilometra larg akuariumit.

Humbja e pinguinit kishte mërzitur banorët e Tokios që nga zhdukja e tij pothuajse tre muaj më parë.

Se çfarë ka ngrënë gjatë kësaj periudhe dhe si ka arritur të largohet, mbetet mister.

Autoritetet thonë se gardhi rreth kopshtit është i lartë dhe pinguinët nuk mund të fluturojnë për ta kapërcyer.
XS
SM
MD
LG