Ndërlidhjet

Serbët paralajmërojnë "hapa radikalë"


Mitrovicë, 25 maj 2012.

Mitrovicë, 25 maj 2012.

Në veri të Mitrovicës janë tubuar edhe sot disa qytetarë serbë, për të shprehur, siç kanë thënë, presionin në rritje ndaj komunitetit të tyre.

Para të tubuarve, njëri nga përfaqësuesit serbë, Lubisha Jakshiq, ka shprehur kundërshtimin e fuqishëm ndaj institucioneve kosovare.

“Nëse flasim për ndonjë institucion, ajo është administrata e UNMIK-ut, që është formuar në bazë të marrëveshjes së qeverisë së atëhershme dhe presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, zotit Vojisllav Koshtunica”, ka thënë Jakshiq.

Ai ka përmendur sërish njërin nga shkaqet e organizimit të protestës, që është arrestimi i Jovica Milkoviqit, duke thënë se nëse ky i fundit nuk lirohet deri të hënën, serbët do të marrin “hapa më radikalë”.

Millkoviq është arrestuar ditë më parë nën dyshimin se ka marrë pjesë në një grup që ka dëmtuar pasurinë e luajtshme të policisë së Kosovës dhe ka penguar në ushtrimin e detyrës zyrtare.

Serbët kanë paralajmëruar protesta të përditshme në veri.
XS
SM
MD
LG