Ndërlidhjet

As pas grushteve, Ukraina nuk shpërbën kuvendin


Dhuna në Parlamentin e Ukrainës, 24 maj 2012.

Dhuna në Parlamentin e Ukrainës, 24 maj 2012.

Deputetët e Ukrainës kanë hedhur poshtë kërkesën e kreut të Kuvendit për shpërndarjen e legjislaturës dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, pas shpërthimit të dhunës ndërmjet anëtarëve të parlamentit.

Kryetari Volodimir Litvin tha se përleshja brenda kuvendit, tregon se “parlamentarizmi në Ukrainë është në krizë të thellë”.

Thirrja, megjithatë, nuk ka arritur të fitojë mbështetje të gjerë, pasi zgjedhjet parlamentare janë caktuar tashmë për në tetor.

Dhuna e së enjtes ka shpërthyer për shkak të mosmarrëveshjeve rreth ligjit që do ta bënte rusishten gjuhë të dytë zyrtare në vend.

Një ligjvënës është hospitalizuar si rezultat i grushteve.

Qindra protestues janë tubuar të premten para parlamentit për të kundërshtuar ligjin që mbështet partia në pushtet.
XS
SM
MD
LG