Ndërlidhjet

Bllater kërkon heqjen e penaltive


Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Sep Blater - foto arkiv
Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Sep Blater - foto arkiv
Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Sep Blater, ka kritikuar vendosjen e rezultatit përmes penaltive, duke kërkuar alternativa të tjera.

Gjatë komenteve në Kongresin e FIFA-s në Budapest, Blater tha se “futbolli është lojë ekipore dhe kur zhvillohet njëri kundër tjetrit, humbet kuptimin”.

Bllater i ka bërë thirrje legjendës së futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, dhe panelit të ekspertëve të tjerë të shqyrtojnë alternativat e mundshme të zëvendësimit.

Bekenbauer, i cili ka fituar kampionate botërore edhe si lojtar, edhe si menaxher, nuk ka qenë i gatshëm për komente.

Rezultatet e dhjetëra finaleve të profilit të lartë janë vendosur me penalti, që kur formati modern është prezantuar në vitin 1970.
XS
SM
MD
LG