Ndërlidhjet

Vatikani arreston të dyshuarin për skandalin e dokumenteve


Vatikan
Vatikan
Vatikani, i cili për muaj të tërë ka qenë i përfshirë në skandalin e nxjerrjes së dokumenteve sekrete për mediat italiane, tha se policia e tij ka arrestuar një person që zotëron dokumente konfidenciale.

Zëdhënësi i Vatikanit tha se personi në fjalë është marrë në pyetje, por nuk ka dhënë detaje për identitetin e tij apo punën që bën.

Raportet e pakonfirmuara thonë se i dyshuari nuk është prift.

Papa Benedikti ka urdhëruar hetime nga policia dhe nga komisioni special i kardinalëve për rrjedhjen e dokumenteve.

Disa nga dokumentet sekrete kanë të bëjnë me akuzat për korrupsion në administratën e Vatikanit, si dhe për keqmenaxhim në Bankën e Vatikanit.

Të enjten, presidenti i Bankës së Vatikanit, Etore Goti Tedesçi, është përmbysur nga bordi i tij.
XS
SM
MD
LG