Ndërlidhjet

logo-print

Pesë të vrarë nga shpërthimet në Afganistan


Afganistan - pamje arkivi

Afganistan - pamje arkivi

Pesë shpërthime me bomba kanë vrarë pesë persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë në disa qytete të Afganistanit.

Burimet zyrtare thonë se dy njerëz janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur kur autobusi është qëlluar nga bomba në provincën Helamnd.

Po në Helmand, Forca Ndërkombëtare e NATO-s tha se një person ka humbur jetën dhe dy fëmijë janë lënduar nga shpërthimi i bombës në atë të rrugës.

Nga një viktimë është regjistruar edhe në provincat Uruzgan dhe Kandahar, ku shpërthimet e bombave kanë shkaktuar edhe të plagosur.

Sulmet kanë ndodhur në ditën kur presidenti i ri i Francës, Fransua Holland, po qëndron në Afganistan.
XS
SM
MD
LG