Ndërlidhjet

Aeroplani diellor arrin në Madrid


"Impulsi Diellor"
"Impulsi Diellor"
Aeroplani zviceran me energji diellore ka përfunduar pjesën e parë të udhëtimit në Marok, me arritjen në Madrid.

Piloti Andre Borshberg është nisur të enjten nga Zvicra, duke përdorur energjinë vetëm nga bateritë diellore për ngritjen e aeroplanit.

Borshberg dhe aeroplani “Impulsi Diellor” do të qëndrojnë në Madrid tre ditë, përpara se të nisen drejt Rabatit.

Borshberg shpreson të fluturojë me këtë aeroplan anembanë botës në vitin 2014.

Aeroplani është i pajisur me 12,000 qeliza diellore që ushqejnë katër motorë.

“Impulsi Diellor” ka bërë histori në vitin 2010 kur ka qëndruar në ajër për më shumë se 24 orë duke përdorur vetëm energjinë diellore. Ai kishte arritur lartësinë prej 9,235 metrash.
XS
SM
MD
LG