Ndërlidhjet

Anija e parë private ankorohet në hapësirë


Anija Dragon
Anija Dragon
Kapsula e parë private ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija Dragon, me 544 kilogramë furnizime për ekuipazhin në hapësirë, është ankoruar pas një praktike të suksesshme të fluturimit, që ka kryer të enjten.

Kapsula është ndërtuar nga Korporata për Teknologji Eksploruese në Hapësirë, me seli në Kaliforni.

Pas pensionimit të anijes amerikane të hapësirës, vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara varen nga anijet private, të kontraktuara nga NASA, për furnizimin e anëtarëve të ekuipazhit në stacionin e hapësirës.
XS
SM
MD
LG