Ndërlidhjet

Dhunë në Jemen - 12 të vrarë


Jemen - pamje arkivi

Jemen - pamje arkivi

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në lindje të Jemenit, kur një sulmues vetëvrasës ka përplasur automjetin e tij në një turmë njerëzish.

Shpërthimi u ka marrë jetën mbështetësve të rebelëve shiitë, që ishin tubuar në provincën Al-Jaf.

Burimet zyrtare thonë se sulmuesi dyshohet të ketë pasur lidhje me Al Kaidën.

Në një tjetër zhvillim, dëshmitarët thonë se një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë pranë një proteste në provincën Sada, duke vrarë vetëm veten e tij.

Në një sulm të tretë, një zyrtar i lartë i provincës Bajda është plagosur rëndë, pasi automjeti i tij ka hasur në një bombë në anë të rrugës.
XS
SM
MD
LG