Ndërlidhjet

Jahjaga viziton të mbijetuarat e Himarës


Tiranë, 25 maj 2012.
Tiranë, 25 maj 2012.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, ka vizituar studentet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, të cilat i kanë mbijetuar aksidentit të rëndë të trafikut në Himarë.

”Është një tragjedi e madhe, por duhet të keni vullnet, të keni gjithmonë parasysh shëmbëlltyrën e kolegeve tuaja, synimet dhe përkushtimet që i keni ndarë së bashku. Kjo duhet t’ju japë forcë që të përballoni dhimbjen dhe të angazhoheni në jetën tuaj", ka thënë Jahjaga në spitalin ushtarak të Tiranës.

Nga rrëzimi i autobusit të hënën në Himarë kanë humbur jetën 13 persona - mes tyre 11 studente, i fejuari i njërës prej tyre dhe shoferi i autobusit.
XS
SM
MD
LG