Ndërlidhjet

Mbi 30 vjet burgim për ish-policët serbë


Ilustrim
Ilustrim
Dy ish-zyrtarë të policisë serbe të Bosnjës janë dënuar me më shumë se 30 vjet burgim, për shkak të rolit të tyre në vrasjen e rreth 1,000 burrave myslimanë, në korrik të vitit 1995, pranë Srebrenicës.

Gjykata për Krime Lufte në Bosnjë ka gjetur fajtorë Dushko Jeviqin dhe Mendelev Gjuriqin për ndihmë dhe nxitje të gjenocidit.

Jeviq është dënuar me 35 vjet heqje lirie, ndërsa Gjuriq me 30.

Ata janë dënuar për pjesëmarrje në largimin e detyruar të myslimanëve nga Srebrenica dhe vrasjen e rreth 1,000 të burgosurve myslimanë.
XS
SM
MD
LG