Ndërlidhjet

Policia në Baku arreston dhjetëra protestues


Baku, 25 maj 2012.

Baku, 25 maj 2012.

Policia në Baku të Azerbajxhanit ka arrestuar rreth 30 protestues të opozitës, që demonstronin kundër abuzimeve me të drejtat e njeriut.

Agjencia France Press raporton se në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe një foto-reporter.

Sipas burimit të njëjtë, arrestimet janë kryer nga policë civilë.

Grupi opozitar ka thënë se do të mbajë protesta të përditshme gjatë Festivalit Evropian të Këngës, i cili këtë vit organizohet në Baku dhe përfundon më 26 maj.

Të enjten, policia ka shpërndarë një protestë të ngjashme dhe ka arrestuar disa protestues, të cilët në të njëjtën ditë edhe janë liruar.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka hedhur poshtë rezolutën e Parlamentit Evropian që dënon goditjen e protestave dhe të mediave joshtetërore.

Ministria ka thënë se rezoluta është “sipërfaqësore, e pasinqertë dhe e padrejtë”.
XS
SM
MD
LG