Ndërlidhjet

Breivik "ka qenë i qetë" pas vrasjeve


Andres Bering Breivik

Andres Bering Breivik

Polici që ka arrestuar vrasësin masiv në Norvegji, Anders Bering Breivik, ka deklaruar në Gjykatën e Oslos se Breiviku ka qenë i qetë dhe i kthjelltë pas vrasjes së 69 njerëzve në korrik të vitit të kaluar, në ishullin Utoja.

Oficeri Havard Gasbak tha se Breiviku, “menjëherë pas arrestimit, i rrethuar nga dhjetëra viktima”, është ankuar për prerje në gisht dhe ka kërkuar një fashë.

Breivik po gjykohet për vrasjen e tetë personave në Oslo, si pasojë e shpërthimit të bombës pranë ndërtesave qeveritare, si dhe për vrasjen e 69 të tjerëve, kryesisht të rinj, në kampin e Partisë Laburiste në Utoja.

Ai ka thënë se “nuk është fajtor për vrasjet”, duke deklaruar se ato kanë qenë “vetëmbrojtje kundër politikave multikulturaliste të qeverisë”.

Gjykimi i tij ka nisur më 16 prill.
XS
SM
MD
LG