Ndërlidhjet

Banka spanjolle kërkon ndihmë


Madrid - foto arkivi
Madrid - foto arkivi
Banka e katërt më e madhe në Spanjë i ka kërkuar qeverisë 19 miliardë euro ndihma shtesë.

Bankia, e cila posedon rreth 32 miliardë euro në të ashtuquajturat asete toksike, tashmë ka marrë 4.5 miliardë euro ndihma shtetërore.

Të premten, agjencia e vlerësimit Standard and Poor’s ka degraduar vlerësimet për Bankia-n.

Tregtia e aksioneve në këtë bankë është ngrirë, pasi ato kanë humbur më shumë se 7 për qind të enjten.

Më herët, Qeveria spanjolle ka vlerësuar se sektori i saj bankar nuk do të ketë nevojë për më shumë se 15 miliardë euro nga ndihmat shtetërore për të mbuluar humbjet e veta.
XS
SM
MD
LG