Ndërlidhjet

Vëllazëria Myslimane fton partitë për diskutimin e qeverisë


Mursi dhe Shafik
Mursi dhe Shafik
Vëllazëria Myslimane e Egjiptit ka thënë se nga votat e numërura deri më tani, kandidati i saj, Muhamed Mursi, dhe ish-kryeministri Ahmed Shafik, do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Vëllazëria Myslimane ka ftuar kandidatët dhe partitë që kanë pësuar humbje në raundin e parë të zgjedhjeve, të mblidhen për të diskutuar postin e nënpresidentit dhe formimin e qeverisë së koalicionit.

Zëvendëskryetari i partisë, Isam Alarian, ka thënë se është prioritet “të punohet së bashku, për të shpëtuar kombin dhe për të arritur qëllimet e revolucionit”.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt është mbajtur më 23 dhe 24 maj. Ata janë presidencialet e para që nga rënia e sunduesit veteran, Hosni Mubarak, në kryengritjen popullore të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG