Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi i SHBA-së vret katër militantë


Pakistan - pamje arkivi

Pakistan - pamje arkivi

Zyrtarët e Pakistanit thonë se një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara ka vrarë katër militantë në rajonin e Vaziristanit Verior.

Zyrtari i lartë i sigurisë, duke folur në kushte anonimiteti, tha se sulmi ka qëlluar një shtëpi pranë Miranshahut.

Vaziristani Verior është bastion i rrjetit Hakani – një grup kryengritësish që fajësohet për një numër sulmesh në Afganistan.

Sulmi i sotëm është i treti në katër ditë në Vaziristanin Verior.
XS
SM
MD
LG