Ndërlidhjet

Arrestohet gazetari i VOA-s në Etiopi


Logo e Zërit të Amerikës

Logo e Zërit të Amerikës

Transmetuesi i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara “Zëri i Amerikës” (VOA) ka bërë të ditur se korrespondenti i tij dhe përkthyesi janë arrestuar në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Ababa, derisa mbulonin një protestë antiqeveritare.

VOA tha se bëhet fjalë për Peter Hajnlajnin dhe përkthyesin e tij, Simeginesh Mekoja.

Zëdhënësi i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve në Afrikën Lindore, Tom Rhodes, tha se ka marrë informacione se Hajnlajn akuzohet se ka vepruar “në mënyrë joprofesionale dhe të paligjshme”.

Hajnlajn është i martuar me një diplomate holandeze dhe Rhodes ka cituar zëdhënësin e qeverisë të ketë thënë se ai ka përdorur në mënyrë ilegale një mjet diplomatik dhe ka refuzuar të tregojë kartelën e akreditimit.

Në deklaratën e “Zërit të Amerikës” thuhet se “siguria dhe mirëqenia e gazetarëve tanë është shqetësim i yni i madh” dhe se transmetuesi po punon për të mësuar më shumë rreth situatës së Hajnlajnit.
XS
SM
MD
LG