Ndërlidhjet

logo-print

Kansasi miraton ligjin që ndalon kodet islamike


Ilustrim

Ilustrim

Guvernatori i Kansasit, Sem Braunbek, ka nënshkruar ligjin që ndalon gjykatat shtetërore apo agjencitë që të përdorin kodet islamike apo të huaja në vendimet e tyre.

Kritikët thonë se masa ka në shënjestër Ligjin e Sheriatit që është kod ligjor islamik. Megjithatë, ajo nuk përmend në mënyrë specifike ligjin në fjalë, por thotë se gjykatat ose tribunalet tjera nuk mund të bazojnë vendimet e tyre në ndonjë ligj të huaj apo sistem ligjor që nuk ofron të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, me seli në Uashington, ka thënë se po shqyrton veprime ligjore kundër ligjit të ri në Kansas.
XS
SM
MD
LG