Ndërlidhjet

Lajçak i dërgon Serbisë edhe kushte për Kosovën

  • RFE /RL

Mirosllav Lajçak

Mirosllav Lajçak

Drejtori menaxhues për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme, Mirosllav Lajçak, u ka kërkuar autoriteteve në Serbi që sa më parë të formojnë qeverinë.

Përveç mesazhit për vazhdimin e reformave, Lajçak mësohet t’u ketë dërguar zyrtarëve në Beograd edhe paketën, në të cilën shpjegohet se çfarë pret Bashkimi Evropian nga kryeministri dhe presidenti i ardhshëm i Serbisë.

“Kushtet për vazhdimin e dialogut me Brukselin, përfshijnë edhe disa veprime të rënda që duhet marrë, e të cilat kanë të bëjnë me Kosovën”, raporton gazeta beogradase Novosti, duke u thirrur në burime brenda Presidencës.

Serbia është në pritje të formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 6 majit.

Shteti serb ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por jo edhe datën për fillimin e negociatave.

Diplomatët evropianë i kanë kërkuar Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, për të avancuar në rrugën drejt BE-së.(v.t.)
XS
SM
MD
LG