Ndërlidhjet

Klinton viziton Kaukazin


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, do të vizitojë Armeninë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë, në kuadër të udhëtimit tetëditor në Evropën veriore, Kaukaz dhe Turqi, që do të nisë më 31 maj.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Klinton do të diskutojë “sigurinë rajonale, demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe kundër-terrorizmin” në tre vende të Kaukazit.

Burimi i njëjtë ka thënë se Klinton do të takojë udhëheqës të shoqërisë civile në të tria vendet.

Kryediplomatja amerikane do të arrijë në Kaukaz pas vizitës në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi, ndërsa pas qëndrimit në Kaukaz do të udhëtojë për në Turqi, ku edhe do të flasë në një forum për kundër-terrorizëm më 7 qershor.
XS
SM
MD
LG