Ndërlidhjet

Japonia dhe Kina nisin këmbimin valutor


Juani kinez
Juani kinez
Japonia dhe Kina pritet të nisin tregtinë e drejtpërdrejtë të monedhave të tyre, për të forcuar tregtinë dypalëshe dhe investimet.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, duke thënë se marrëveshja do të nisë së zbatuari në qershor.

Sistemi i këmbimit jen-juan thuhet se do të ndihmojë bizneset e ekonomive gati më të mëdha në botë që të zvogëlojnë rreziqet që lidhen me luhatjet e këmbimit në dollarë.

I njëjti thuhet se do të shkurtojë edhe kostot e transaksioneve.
XS
SM
MD
LG