Ndërlidhjet

Shqipëria - e hapur të bashkëpunojë me Serbinë


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha - foto arkivi

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha - foto arkivi

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se duhet pritur për të parë se çfarë politike do të ndjekë presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

“Duhet pritur nëse Nikolliqi do të punojë për zhvillimin rajonal dhe integrimet evropiane. Kjo do të ishte në interes të Serbisë”, ka thënë Berisha.

Ai i ka bërë këto komente në Budvë të Malit të Zi, ku janë tubuar udhëheqës të Evropës Juglindore dhe përfaqësues të vendeve të rajonit.

Siç raportojnë mediat serbe, Berisha ka thënë se “Shqipëria është e hapur të bashkëpunojë me Serbinë”.
XS
SM
MD
LG