Ndërlidhjet

logo-print

Siri, dhjetëra fëmijë të vrarë


Pamje arkivi nga Siria

Pamje arkivi nga Siria

Aktivistët sirianë thonë se mbi 90 persona kanë humbur jetën nga zjarri i artilerisë në Houla të Homsit gjatë 24 orëve të fundit.

Pamjet e postuara në internet, që supozohet të jenë nga Houla, tregojnë dhjetëra fëmijë të vrarë.

Raportet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, pasi regjimi ka ndaluar qasjen e mediave të huaja.

Por, nëse vërtetohen si të sakta, ato do të paraqisnin njërën nga masakrat më të rënda që nga shpërthimi i kryengritjes popullore në mars të vitit të kaluara.

Në rrafshin diplomatik, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka lëshuar një raport që pasqyron “tablonë e zymtë të zhvillimeve” në Siri.

“Në Siri ndodh çdo ditë nivel i papranueshëm i dhunës dhe abuzimeve, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, të ndërmjetësuar nga i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, si dhe vendosjes së rreth 270 vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në raport.

Protestuesit e antiqeveritarë në Siri kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG