Ndërlidhjet

Demokracia në Veprim do të monitorojë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Ferizajt me rreth 40 monitorues.

"Rreth 30 monitorues do të jenë statikë në 25 qendrat e votimeve, ndërsa do të ketë edhe 10 monitorues mobilë. Për ta informuar publikun me rrjedhën e procesit zgjedhor në Ferizaj, Demokracia në Veprim do të mbajë edhe konferenca të rregullta për media", thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Ferizaj do të mbahet nesër, më 27 maj.

Në garën për kryetar të komunës janë Agim Aliu, nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Adem Salihaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Raundi i parë i këtyre zgjedhjeve është mbajtur më 29 prill.
XS
SM
MD
LG