Ndërlidhjet

logo-print

Parlamenti afgan miraton marrëveshjen me SHBA-në


Marrëveshja për partneritet strategjik është nënshkruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, në Kabul, më 2 maj.

Marrëveshja për partneritet strategjik është nënshkruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, në Kabul, më 2 maj.

Parlamenti i Afganistanit ka miratuar marrëveshjen për partneritet strategjik ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit, duke i hapur rrugën pranisë amerikane në vend, pas largimit të trupave të NATO-s në vitin 2014.

Mësohet se vetëm një grup i vogël i deputetëve ka votuar kundër.

Marrëveshja tani do të shkojë në Senatin afgan, i cili pritet ta aprovojë atë javën e ardhshme.

Marrëveshja për partneritet strategjik është nënshkruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, në Kabul, më 2 maj.

Ajo përcakton një rol afatgjatë të SHBA-së në Afganistan, përfshirë ndihma dhe këshilltarë.

Trupat e NATO-s do të tërhiqen nga shteti afgan në fund të vitit 2014. Franca, e cila kontribuon me një numër të konsiderueshëm ushtarësh, ka paralajmëruar se mund të tërhiqet në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG