Ndërlidhjet

logo-print

Petroviq takon kryeministrin malazez


Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku edhe po merr pjesë në Konferencën për Evropën Juglindore.

Në kuadër të kësaj vizite, Petroviq është pritur në takim nga kryeministri malazez, Igor Llukshiq.

Gjatë takimit, Petroviq mësohet të ketë prezantuar "progresin e arritur në Kosovë, me theks të veçantë për procesin e decentralizmit, zhvillimin ekonomik të vendit si dhe bashkëpunimin ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi".

Llukshiq, nga ana e tij, ka vlerësuar lart iniciativat e institucioneve të Kosovës për njohjen dhe përfshirjën e komuniteti malazez në Kushtetutën e Kosovës.
XS
SM
MD
LG