Ndërlidhjet

Lirohet gazetari i VOA-s


Logo e Zërit të Amerikës
Logo e Zërit të Amerikës
Transmetuesi i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara "Zëri i Amerikës" (VOA) ka bërë të ditur se gazetari i tij dhe përkthyesi janë liruar nga paraburgimi, një ditë pasi ishin arrestuar në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Ababa.

VOA tha se Peter Hajnlajn është në gjendje të mirë dhë është kthyer në vendbanimin e tij, ashtu si edhe përkthyesi Simeginesh Mekoja.

Të dy ata janë arrestuar të premten teksa mbulonin një protestë antiqeveritare.

Zëdhënësi i Qeverisë së Etiopisë, Shimeles Kemal, ka thënë se Hajnlajn është arrestuar pasi ai "nuk ka pranuar të tregojë kartelën e akreditimit" kur i është kërkuar nga policia.
XS
SM
MD
LG