Ndërlidhjet

Ish-kryeministri i Mubarakut premton rrugën e revolucionit


Kandidati presidencial në Egjipt, Ahmed Shafik - foto arkivi.
Kandidati presidencial në Egjipt, Ahmed Shafik - foto arkivi.
Kandidati presidencial në Egjipt, Ahmed Shafik, i cili ka qenë kryeministër i vendit në kohën e regjimit të Hosni Mubarakut, ka thënë se do të ruajë revolucionin e Pranverës Arabe nëse zgjidhet president.

“U shtrij dorën të gjithë egjiptianëve. Pranoj çdo dialog, me të gjithë politikanët, nga të gjitha forcat politike”, ka thënë Shafik.

Rezultatet preliminare të raundit të parë të zgjedhjeve, të zhvilluar më 23 dhe 24 maj, kanë treguar se Shafik dhe Muhamed Mursi, kandidat i Vëllazërisë Myslmane, kanë fituar më së shumti vota.

Të dy ata pritet të përballen në balotazhin e 16 dhe 17 qershorit.

Shafik ka qenë kryeministër i Egjiptit në ditët e fundit të regjimit të Mubarakut. Ky i fundit është përmbysur nga kryengritja popullore, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG