Ndërlidhjet

OKB dënon "tragjedinë brutale" në Homs


Gjenerali Mud me vëzhgues të tjerë të OKB-së.

Gjenerali Mud me vëzhgues të tjerë të OKB-së.

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Siri, gjeneral major Robert Mud, ka dënuar dhunën në Houla të Homsit, duke e quajtur “tragjedi brutale”.

Aktivistët kanë raportuar për më shumë 90 të vrarë në Houla gjatë 24 orëve të fundit – në mesin e tyre 32 fëmijë.

“Ata që përdorin dhunën për agjendat e tyre, do të krijojnë më shumë jostabilitet dhe do ta çojnë vendin e tyre drejt luftës civile”, u ka thënë Mud gazetarëve në Damask.

Në Siri ndodhen rreth 270 vëzhgues të OKB-së, për të monitoruar armëpushimin e ndërmjetësuar nga i dërguari ndërkombëtar për krizën, Kofi Anan.

Armëpushimi, edhe ashtu i brishtë që nga hyrja në fuqi muajin e kaluar, thuhet të jetë shkelur tërësisht në ditët e fundit.

Anan ka paralajmëruar vizitë në Damask për të negociuar sërish marrëveshjen.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas OKB-së, mbi 9,000 persona kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG