Ndërlidhjet

Bush fiton portretin në Shtëpinë e Bardhë


Ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush.
Ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, javën e ardhshme, do të jetë i ftuari i Shtëpisë së Bardhë, ku edhe do të zbulojë portretin zyrtar në praninë e kreut të tanishëm, Barak Obama.

Siç raportojnë mediat amerikane, presidenti i 43-të i SHBA-së do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Laura, me rastin e zbulimit zyrtar të portreteve të tyre, që do të varen në muret e rezidencës presidenciale.

Për Bushin kjo do të jetë hera e dytë që shkel në Shtëpinë e Bardhë që nga 20 janari i 2009-ës, kur edhe ka përfunduar mandatin e dytë katërvjeçar në krye të SHBA-së.

Herën e fundit, Bush ka qenë në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2010, së bashku me paraardhësin e tij, Bill Klinton, kur presidenti aktual, Barak Obama u ka dhënë detyrën e mbledhjes së fondeve për viktimat e tërmetit në Haiti.
XS
SM
MD
LG