Ndërlidhjet

logo-print

Bota dënon masakrën në Houla


Homs - foto arkivi

Homs - foto arkivi

Zemërimi ndërkombëtar për vrasjen e më shumë se 90 civilëve në Houla të Sirisë është rritur.

Në Nju Jork, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, dhe i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për krizën, Kofi Anan, kanë thënë se Qeveria siriane ka shkelur në mënyrë brutale ligjin ndërkombëtar.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, vrasjet paraqesin sulme të ndyra të një regjimi të paligjshëm.

Franca ka thënë se do të kontaktojë Miqtë e Sirisë për të aranzhuar takimin, por nuk është folur ende për ndonjë datë të caktuar.

Në Damask, shefi i misionit të OKB-së, Robert Mud, ka thënë se monitoruesit në Siri kanë numëruar 92 trupa të pajetë në Houla, në mesin e tyre 32 fëmijë.

Aktivistët sirianë thonë se viktimat janë pasojë e bombardimeve që kanë bërë forcat e regjimit nga e premtja deri të shtunën.

Siria është përfshirë nga kryengritja popullore qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 9,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG