Ndërlidhjet

Vriten 4 ushtarë të NATO-s në Afganistan


Pamje arkivi

Pamje arkivi

Forca e NATO-s në Afganistan ka bërë të ditur se katër ushtarë të saj janë vrarë në sulme të ndara me bomba, në jug të këtij vendi.

“Ushtarët kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të bombave të improvizuara”, thuhet në njoftimin zyrtar, por nuk jepen detaje të tjera.

Një nga viktimat mendohet të jetë ushtar britanik, i cili ka pësuar në provincën Helamnd.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ushtari ka vdekur derisa udhëtonte në një automjet, por nuk ka dhënë hollësi të tjera.

Ministria e Brendshme e Afganistanit po ashtu ka njoftuar për gjashtë militantë të vrarë, në operacionet e përbashkëta në lindje të vendit.
XS
SM
MD
LG